Sport

Nuk ndalet racizmi në futboll


Skuadra olimpike e futbollit për meshkuj e Gjermanisë doli nga fusha me pesë minuta të mbetura në miqësoren e tyre kundër Hondurasit pasi ishte përdorur gjuhë raciste ndaj mbrojtësit Jordan Torunarigha.

Ndeshja, u luajt me dyer të mbyllura në tre pjesë nga 30 minuta, por, ndeshja nuk u përfundua dhe mbaroi me rezultat 1-1.

Torunarigha është 23 vjeçar dhe luan për klubin e Hertha Berlin-it.

Hondurasi kryesoi pas pjesës së parë me Felix Uduokhai të Ausburgut, ndërsa ndeshja u barazua në pjesën e tretë dhe të fundit.

Një postim në Twitter nga ekipi kombëtar zyrtar i Gjermanisë tha: “Loja ka përfunduar 5 minuta më herët me rezultatin 1-1. Lojtarët e Gjermanisë u larguan nga fusha pasi u përdor gjuhë raciste ndaj Jordan Torunarigha”.

Faqja zyrtare e ekipit kombëtar të Hondurasit postoi në Twitter se incidenti ishte “një keqkuptim”.

Trajneri i Gjermanisë, Stefan Kuntz, i cili luajti 25 herë për ekipin kombëtar mes viteve 1993 dhe 1997, tha: “Kur një nga lojtarët tanë abuzohet në mënyrë racore, loja në nuk është një opsion”.

Ndeshja ishte përgatitje për Lojërat Olimpike, të cilat fillojnë kundër Brazilit të Enjten, më 22 Korrik.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore