Lajme

Njerëzit kanë një ndjenjë të rreme sigurie në lidhje me COVID-19


Ilustrim

Ekspertët e mjekësisë kanë zbuluar se njerëzit – të cilët kanë përshtypjen se u infektuan me COVID-19 nga një mik apo anëtar i familjes – nuk e rimendonin infektimin, në krahasim me pjesën tjetër, që mendonin se ishin infektuar nga ndonjë i panjohur.

Një ekip studiuesish nga Universiteti Carlos III në Madrid, Spanjë, shkruan “The Guardian”, thonë se eksperimentet e tyre sugjerojnë që i ashtuquajturi “efekt mbrojtës” me sa duket është më i fortë mes atyre që janë politikisht konservatorë dhe jo liberalë.

“Kufizimi i ndërveprimeve me miqtë e ngushtë dhe anëtarët e familjes është një masë e zakonshme mbrojtëse për të reduktuar rrezikun e transmetimit të COVID-19, por gjetjet e studimit tregojnë se kjo praktikë gjithashtu krijon pa dashje çështje të tjera, në atë që njerëzit priren të perceptojnë rreziqe të reduktuara shëndetësore”, raportojnë autorët.

Gjetjet duket se lidhen me atë që njihet si “paradoksi i intimitetit” – ideja se me familjarët apo miqtë jemi më të sigurt mund të përbëjnë në fakt rrezikun më të madh.

Çështja është ngritur më parë nga ekspertët në lidhje me mbledhjet e miqve dhe të familjes gjatë pandemisë, me shqetësimet se njerëzit priren të heqin dorë nga ruajtja prej atyre që i kanë afër, duke rritur kështu rrezikun e përhapjes së infeksioneve.

Studiuesit Eline De Vries dhe Hyunjung Crystal Lee kryen një seri eksperimentesh në internet, ku morën pjesë edhe njerëz nga Shtetet e Bashkuara.

Ekipi i ndau 495 pjesëmarrësit në dy grupe, duke u kërkuar atyre të shkruanin disa mendime për një mik ose një të njohur.

Më pas, atyre iu kërkua të lexonin një paragraf, sipas të cilit shkruhej se ushqimi i padëshiruar rriste rrezikun e COVID-19 – përpara se t’u ofrohej një ofertë speciale në një dyqan në internet.

Rezultatet, të publikuara në revistën “Journal of Experimental Psychology: Applied”, zbulojnë se 27% e atyre që kanë bërë një blerje dhe kanë zgjedhur ushqimin që rriste rrezikun për COVID-19.

Profesori Stephen Reicher nga Universiteti i St Andrews, anëtar i nënkomitetit të Sage-s, tha se studimi i shtoi peshë një linje të gjatë kërkimesh që kishin arritur në përfundime të ngjashme.

Por, pavarësisht se ekspertët e ngritën këtë çështje, ministrat në Mbretërinë e Bashkuar kishin mbështetur vazhdimisht idenë se ata, që janë të njohur për ne, janë më pak të rrezikshëm.

Për shembull, ministri britanik Jacob Rees-Mogg tha se deputetët konservatorë nuk kishin nevojë të mbanin maska ​​gjatë debateve në Commons, sepse ata e njihnin njëri-tjetrin.

Reicher tha se studimet kishin gjetur gjithashtu se njerëzit, jo vetëm që u besojnë më shumë miqve, por u besojnë anëtarëve të të njëjtit grup, siç janë mbështetësit e të njëjtit ekip futbolli, edhe kur janë të huaj.

“Nuk ka asnjë gjykim moral që lidhet me të qenit i infektuar. Çdokush mund të ketë coronavirus, qoftë mik, armik, i njohur, apo i huaj”, tha Reicher. “Dhe, paradoksalisht, sa më shumë të supozojmë se ‘njerëz si ne’ nuk do ta kenë virusin, aq më shumë gjasa ka që ta marrim atë prej tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore