Një xhiro për t’u mbyllur sezoni në elitën e futbollit kosovar, luhet për një vend në Evropë dhe një në barazh
Albi Mall Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën finale, ku ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u zhvilluar.
Kampioni u shpall në javën e kaluar, ku Ballkani e fitoi për herë të dytë radhazi titullin, derisa tashmë prej disa xhirove më herët ishte mësuar që Drenica nuk do të jetë në Superligë për edicionin e ardhshëm.
Pozitat pas Ballkanit, respektivisht pozitën dy dhe tre i kanë siguruar edhe Drita me Gjilanin, që do të thotë se daljen në Evropë e kanë siguruar, derisa mbetet për t’u mësuar edhe vendi i katërt, në të cilën janë në luftë Dukagjini dhe Prishtina.
Pozita e katërt, gjithashtu mund ta sigurojë daljen në Evropë, por me disa kushte.
Fituesi i Kupës së Kosovës gjithashtu do të luajë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Prishtina dhe Gjilani janë në finale, që do të thotë se në rast se gjilanasit e fitojnë kupën, atëherë në Evropë do të shkojë edhe vendi i katërt.
Dukagjini aktualisht mban pozitën e katërt me 50 pikë, dy më shumë se Prishtina e vendit të pestë.
Sa i përket pozitave 6 dhe 7 që mbahen nga Malisheva dhe Llapi – janë ekipet të cilat nuk kanë më objektiva për këtë sezon.
Ndërkohë, vëmendja mbetet në fundin e tabelës, pra në pozitat 8 dhe 9, ku Ferizaj dhe Trepça’89 luftojnë për të mbetur në vendin e tetë, që do ta ketë edhe një mundësi që përmes ndeshjes së barazhit të mbetet në Superligë edhe për edicionin e ardhshëm.
Pikërisht këto dy skuadra do të kenë punë me dy ekipet që po pretendojnë vendin e katërt.
Trepça’89 do të jetë nikoqir i Prishtinës, gjithashtu edhe Ferizaj do ta presë Dukagjinin.
Ekipi që do të përfundojë në vendin e tetë, do të ballafaqohet në barazh me fituesin e çiftit Ulpiana – Liria.
Ulpiana dhe Liria kanë përfunduar në pozitat e dyta në Ligën e Parë A dhe B, që do të thotë se do të ballafaqohen mes vete më 27 maj, pastaj fituesi i tyre do të ballafaqohet me vendin e tetë të Superligës.
Ndërsa ndeshja kryesore e barazhit do të zhvillohet më 4 qershor në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me fillim nga ora 15:00, ku do të ballafaqohen Ferizaj apo Trepça‘89 me Ulpianën apo Lirinë.
Ndërkohë, kujtojmë që inkuadrimin në Superligë për sezonin e ardhshëm tashmë e kanë siguruar Fushë Kosova dhe Feronikeli’74.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë finishi në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, derisa të gjitha këto ndeshjet e xhiros së fundit të zhvillohen të dielën me fillim nga ora 15:00.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael