Lajme

Një tjetër Boeing 777 bën ulje të detyruar


Një avion mallrash i linjës Boeing 777,  bëri një ulje emergjente në Moskë, ditën e premte.

Kjo erdhi pasi pilotët morën një tregues paralajmërues për një me një problem me sensorin e kontrollit të motorit.

Javët e fundit, avionët e Boeing kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve të shfaqura shpesh në motorët e modelit 777.

Aeroplani, i drejtuarr nga një kompani ruse, Rossiya Airlines, po fluturonte nga Hong Kong-u në Madrid, kur u devijua në Aeroportin Sheremetyevo të Moskës pak para orës 5 të mëngjesit me kohën lokale.

Të dyja ato dështime të pajisjeve përfshinin motorët Pratt & Whitney, duke ngritur shqetësime në lidhje me metalet në fletët e ventilatorit të motorëve. Disa prej tyre datojnë që nga viti 1990.

Sipas raportit rus është e paqartë nëse motori vërtet funksionoi keq ose drita e instrumentit u aktivizua gabimisht. Raporti rus gjithashtu nuk sqaroi nëse pilotët mbyllën motorin para se të uleshin.

Administrata Federale e Aviacionit ka vendosur një gjobë 6.6 milionë ndaj kompanisë ndërtuese të avionëve për motive që lidhen me sigurinë e mjeteve të saj të transportit ajror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore