Transplantimi i një zemre tërësisht artificiale është kryer me sukses të një pacient në Napoli të Italisë.
Zemra bioprotetike, e modeluar nga kompania franceze Carmat, tashmë është në përdorim te pacientët në mjediset e provave klinike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por ky operacion shënon shitjen dhe përdorimin e parë komercial të produktit.
Në dhjetor të 2020-ës, Carmat mori miratimin nga Bashkimi Evropian për të shitur pajisjen si një “urë”për një transplantim zemre te pacientët që vuajnë nga insuficienca e zemrës.
Pajisja është bërë nga një kombinim i materialeve biologjike dhe sintetike dhe është zhvilluar për herë të parë në vitin 2008.
Drejtoresha e Kirurgjisë së Zemrës në Napoli, Marisa De Feo, theksoi se zemra e re artificiale nga Carmat-i, krahasohet me një model nga “SynCardia Systems” që ata prodhuar më parë.
“Është e qartë tashmë se është shumë më e lehtë për t’u menaxhuar. Së pari, nuk është e zhurmshme dhe fakti që ka valvul biologjike zvogëlon rrezikun e trombozës dhe hemorragjisë ”.
A do të shohim së shpejti zemra të tilla?
“Le të themi që në vitet e ardhshme, ne shpresojmë që do të ketë më shumë risi dhe shpresojmë të vazhdojmë të jemi të parët për transplantim,” tha De Feo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com