Sipas një raporti të ri nga Windows Central, Microsoft do të miratoj një cikël lëshimi të një Sistemi të ri Operativ çdo tre vjet, me lëshimin e ardhshëm të planifikuar për vitin 2024.
Në të njëjtën kohë, Microsoft do të ngritë lëshimin e veçorive të reja për përdoruesit ekzistues të Windows.
GSM Arena shkruan se duke filluar me Windows 11 22H2 emri i koduar i të cilit është Sun Valley 2, Microsoft e prezantoi atë që ata e quajtën “Moments”, e cila u lejoi inxhinierëve të lëshojnë një numër të veçorive të ndryshme tek përdoruesit aktual pa pasur nevojë që ata të bëjnë ndonjë përditësim të madh.
Sistemi “Moments” është ajo që e lejoi Microsoft të lëshoi butonin e motit në taskbar-in e Windows 11.
Raportohet se Microsoft ka punuar në drejtim të një lëshimi të ri, të cilit ata i vendosën emrin e koduar Sun Valley 3 që simbolizon vitin 2023, por e gjitha kjo është hequr pasi që pritet të ripërdoret në lëshimin e vitit 2024.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com