Një kosovar dhe 3 persona të tjerë arratisen nga një spital psikiatrik në Gjermani, Policia: Janë të rrezikshëm
Katër persona njëri nga ta shtetas i Kosovës, janë arratisur nga një institucion mjekësor në Gjermani ku trajtohen të burgosurit me probleme psikiatrike ose varësie nga droga.
Mediumi gjerman “Bild”, raporton se ata janë arratisur mbrëmjen e së shtunës pak pas orës 21:00.
Katër pacientët dyshohen se kanë kërcënuar fillimisht një punonjës të klinikes me thikë dhe më pas kanë arritur të largohen.
Ndërkaq personi që u kërcënua nga të arratisurit ka pësuar lëndime në fytyrë dhe po trajtohej në spital.
Policia ka dhënë detaje dhe përshkrime të hollësishme të katër të dyshuarve, si dhe informacione rreth veshjeve me të cilat janë parë për herë të fundit.
“Katër të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm,” tha policia, ndërsa të arratisurit po kërkohen me helikopter dhe qen.
Katër të arratisurit janë të varur nga droga. Ata u dënuan për vjedhje dhe vepra të lidhura me drogën.
Qytetarëve iu kërkua që posa t’i shohin të dyshuarit, t’i lajmërojnë policinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë