Një dyqan luksoz japonez ka kërkuar falje për dorëzimin e qindra ëmbëlsirave të Krishtlindjeve me luleshtrydhe.
Rreth 807 nga rreth 2 mijë e 900 ëmbëlsira me luleshtrydhe të dorëzuara në prag të Krishtlindjes u dëmtuan në mbërritje, duke shkaktuar një reagim të ashpër në mediat sociale.
Takashimaja ka marrë përgjegjësinë mbi dëmin duke thënë se ka “tradhtuar pritshmëritë e shumë njerëzve”.
Dyqani ka bërë me dije se ëmbëlsirat ishin bërë dhe ngrirë nga Win’s Ark, një firmë ëmbëlsirash në qytetin e Saitama.
Kurse një kompani e veçantë, Yamato Transport, trajtoi dërgesën.
Megjithatë, një hetim i brendshëm nuk ka arritur të përcaktojë pse ëmbëlsirat mbërritën në faza të ndryshme të shembjes.
Teksa kombi aziatik nuk është kryesisht katolik, japonezët festojnë Krishtlindjet duke shkëmbyer dhurata dhe duke ndarë vaktet festive me të dashurit.
Ngjyrat e kuqe dhe të bardha, si në një tortë me luleshtrydhe, përfaqësojnë festën.
Përveç ëmbëlsirave, japonezët shërbejnë edhe pulë të skuqur KFC në prag të Krishtlindjeve.
Torta me luleshtrydhe e Takashimaya ka shtresa byrynxhyk dhe luleshtrydhe të freskëta, të mbuluara me krem të bardhë që është tubuar me kujdes.
Tortat kushtojnë 5 mijë e 400 jen (rreth 38 dollarë) secila.
Por shumë nga ëmbëlsirat u dërguan klientëve në një gjendje jo të mirë.
Fotot e shpërndara në mediat sociale treguan luleshtrydhe të prera që rrëshqitnin nga kremi i shkrirë dhe shtresat e ngatërruara të byrynxhykëve.
Takashimaja kërkoi falje në ditën e Krishtlindjes dhe përsëri një ditë më pas.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor