Lajme

Një dështim i Peregrine shkatërron ëndrrën për zbarkimin në Hënë


Dështimi i anijes kozmike Peregrine është më serioz nga sa pritej.

“Nuk ka asnjë shans për të bërë një ulje të butë në Hënë”, ka thënë kompania prodhuese, American Astrobotic, 32 orë pas nisjes së misionit të parë privat.

Anija kozmike filloi të rrjedhë karburant menjëherë pas nisjes.

Astrobotic e kuptoi menjëherë se kryerja e manovrave delikate të uljes në hënë pa shtytës do të ishte shumë e vështirë.

“Ne kemi ende karburant të mjaftueshëm për të vazhduar udhëtimin”, ka thënë kompania.

Peregrine do t’i afrohet Hënës për aq kohë sa ta lejojnë rezervuarët e karburantit – rreth 40 orë të tjera, domethënë deri të enjten në mëngjes – atëherë do të bëhet i paqeverisshëm.

Peregrine do të ishte zbarkimi i parë privat në Hënë.

Astrobotic, një kompani e Pitsburgut, kishte nënshkruar një kontratë 108 milionë dollarësh me NASA-n.

Pasi në satelit, Peregrine do të kishte mbledhur të dhëna shkencore mbi nivelin e rrezatimit të dëmshëm për njerëzit ose për praninë e mundshme të ujit.

Për agjencinë hapësinore amerikane, këto do të ishin të dhëna të çmuara në funksion të kthimit të astronautëve në tokën hënore.

Përpjekja tjetër është planifikuar për mesin e shkurtit, kur një kompani tjetër e financuar nga NASA – Intuitive Machines of Houston – do të tentojë një ulje të re në Hënë.

Një anije kozmike me katër astronautë në bord ishte menduar të nisej në fund të vitit 2024 për të përfunduar disa orbita dhe më pas të kthehej.

Vitin e ardhshëm, NASA do të përpiqej të kthente burrat në tokën hënore.

Por këto data do të vonohen me të paktën disa muaj: jo për shkak të dështimit të Peregrine, por për shkak të kontrolleve të mëtejshme që agjencia hapësinore dëshiron të kryejë në raketën që do të lëshojë astronautët.

Marrë nga “La Repubblica”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore