Kosova

Një autogol vendos ndeshjen kryesore të Grupit B


Ilustrim

Spanja fitoi ndeshjen kundër Italisë me rezultat minimal 1:0 të enjten në mbrëmje, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Euro 2024.

La Roja kaloi në epërsi ndaj Azzurri përmes një autogoli të realizuar nga Riccardo Calafiori në minutën e 55-të të ndeshjes kryesore të Grupit B.

Nico Williams krijoi rastin për Spanjën. Calafiori thjesht nuk arriti të reagonte në kohë pas devijimit të topit nga Alvaro Morata brenda zonës.

Lamine Yamal

Spanja dhe Italia u përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B në kuadër të Euro 2024. Në Grupin B janë edhe Shqipëria dhe Kroacia.

Përderisa spanjollët mposhtën Kroacinë 3:0 në ndeshjen hapëse të grupit, italianët triumfuan 2:1 kundër Shqipërisë të shtunën në mbrëmje.

Spanja me gjashtë pikë kalon në 1/8 e finales. Italia ngel në tri pikë, kurse Shqipëria dhe Kroacia janë të fundit me nga një pikë të grumbulluar.

Në xhiron e tretë, Spanja përballet me Shqipërinë që synon kalimin tutje nga vendi i tretë. Në anën tjetër, Italia luan me Kroacinë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore