Lajme

Një ari polar vret një grua dhe një djalë në një fshat të Alaskës


Në një fshat të largët të Alaskës, një ari polar ka vrarë një grua dhe një djalë.

Sipas autoriteteve të atjeshme, ariu hyri në fshatin Uells të martën pasdite, në skajin perëndimor të gadishullit Seward dhe filloi të ndiqte njerëzit.

Teksa sulmoi gruan dhe djalin, u qëllua dhe u vra, por plaçkitja rezultoi fatale.

Në Alaskë, sulmet fatale të arinjve polarë janë të rralla, por ekspertët thonë se takimet me njerëzit do të shtohen me shkrirjen më të shumtë të akullit.

Uellsi është një qytet i vogël, kryesisht i përbërë nga banorët vendas Inupiaq. Rreth 150 njerëz jetojnë në vendbanimin e largët, i vendosur mbi 1 mijë e 185 milje në veri-perëndim të kryeqytetit Juneau.

“Raportimet fillestare tregojnë se një ari polar kishte hyrë në komunitet dhe kishte ndjekur disa banorë. Ariu sulmoi për vdekje një grua dhe një burrë”, kanë thënë autoritetet.

Sakaq, identiteti i dy viktimave nuk është bërë ende i ditur nga policia pasi familjarët janë duke u njoftuar.

Po ashtu policia dhe zyrtarët shtetërorë do të udhëtojnë në Uells për të hetuar më tej sapo ta lejojë moti.

Studimet në SHBA kanë treguar se teksa habitatet natyrore të kafshëve fillojnë të zvogëlohen, sulmet ndaj njerëzve kanë qenë më të mundshme.

Një studim i vitit 2017 i publikuar nga The Wildlife Society zbuloi se sulmet e arinjve polarë ndaj njerëzve ishin rritur që nga viti 2000.

Gjithashtu kishin më shumë gjasa të ndodhnin midis korrikut dhe dhjetorit kur akulli mbulon një zonë më të vogël.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore