Stil

Nicki Minaj pozon nudo për ditëlindje të 39-të


Rep artistja e famshme, Nicki Minaj, po feston ditëlindjen e saj të 39-të, ndërkaq që gjithashtu po bën gjiron e rrjetit me imazhet e publikuara në Instagram, me rastin e kësaj datë të rëndësishme për të.

Minaj është shfaqur po thuajse nudo në fotografitë e ndara me mbi 160 milionë ndjekësit e saj në Instagram, teksa në fokus kryesor ka vënë format trupore.

Fotografi e publikuar nga Nicki Minaj në Instagram.

“Uroja djalit të keq”, ka shkruar Minaj, në tri imazhet e shumë komentuara e që kanë grumbulluar afro 5 milionë pëlqime.

E para tregon artisten e “Yikes” duke pozuar teksa mban një tortë në dorën e saj të djathtë, ndërsa mbulon gjoksin me krahun e majtë, si dhe duke ekspozuar trupin e saj të mbështjellë me një zinxhir trupi të stolisur.

Fotografi e publikuar nga Nicki Minaj në Instagram.

Fotoja e dytë e gjen kokën Barb teksa përshkon një arush pelushi të madh, ndërsa paraqitet tërësisht nudo me flokë rozë dhe taka të larta, duke i buzëqeshur kamerës.

Fotografi e publikuar nga Nicki Minaj në Instagram.

Fotografia e tretë tregon yllin duke mbajtur tortën e saj, edhe një herë, ndërsa ajo përkulet drejt kamerës, duke vënë në pah gjoksin e saj.

Shumë të famshëm i uruan ditëlindjen yllit të muzikës rep, përfshirë edhe këngëtaren, Beyonce.

Nicki Minaj dhe Beyonce.

“Gëzuar ditëlindjen, Nicki Minaj”, ka shkruar Beyonce në një postim.

Nicki Minaj dhe Kim Kardashian.

Ndërkaq, urimet nuk kanë munguar as nga modelja dhe themeluesja e “SKIMS” – Kim Kardashian, e cila ka shkruar – “Të dua Nicki Minaj. Gëzuar ditëlindjen artiste e vërtetë”.

Nicki Minaj dhe Birdman.

“Urime ditëlindjen, mbretëresha Nicki Minaj. Të dua mama”, ka shkruar këngëtarja, Ciara, ndërsa rep artisti Birdman është shprehur – “Gëzuar ditëlindjen kukull”.

Nicki Minaj është një nga rep artistet më të suksesshme në historinë e grave në rep kulturë. Ajo numëron dhjetëra hite, përfshirë “Va va voom”, “Starships”, “Super Bass”, “Anaconda” e “Pound the Alarm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore