Art&dizajn

Ngritet statujë në vendin ku vdiqën aksidentalisht Kobe Bryant dhe vajza e tij


Kobe dhe Gianna Bryant

Një skulptor në Los Angeles ka nderuar përvjetorin e vdekjes së ikonës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Giannas, duke vendosur një statujë të të dyve në vendin ku ata vdiqën tragjikisht në vitin 2020.

Artisti, Dan Medina, ka treguar se ai krijoi figurën prej 160 kilogramësh prej bronzi dhe e tërhoqi atë në skenë në Calabasas nëpërmjet një vagoni të mërkurën e 26 janarit.

Statuja e ngritur në nder të Kobe Bryant dhe vajzës së tij.

Skulptura është e vendosur përkohësisht, por Medina thotë se do ta tërheqë përsëri në perëndim të diellit – por artisti shton se shpreson që qyteti ta lejojë atë të vendosë një version më të madh dhe të përmasave më reale.

Vepra artistike, edhe pse më e vogël nga ajo që Medina shpreson se do të përfundojë, paraqeti Kobe me një uniformë të Lakers me krahun e tij rreth Giannas, e cila është gjithashtu me një uniformë basketbolli duke mbajtur një top.

Në bazën e statujës, Medina shtoi emrat e të nëntë viktimave që vdiqën tragjikisht në rrëzimin e helikopterit në kodrën Calabasas më 26 janar të vitit 2020.

“Heronjtë vijnë dhe shkojnë, por legjendat mbesin përgjithmonë”, shkruhet në statujë.

Pamje nga aksidenti tragjik i Kobe Bryant, vajzës së tij, Giannas dhe personave të tjerë.

Legjenda e NBA-së, Kobe Bryant, aso kohe 41-vjeç, vdiq në janar të vitit 2020 në një aksident tragjik helikopteri në Calabasas, bashkë me vajzën e tij 13 vjeçe  dhe disa persona të tjerë.

Gjithashtu, javë më parë, Vanessa Bryant dhe familjarët e tjerë të viktimave të cilët humbën jetën gjatë aksidentit fatal me helikopter, ranë dakord të zgjidhnin bashkërisht një proces gjyqësor të ngritur kundër pronarëve të pilotëve dhe helikopterëve rreth rrëzimit vdekjeprurës që vrau ish-yllin e “Los Angeles Lakers”, Kobe Bryant, vajzën e tyre Giannan dhe shtatë persona të tjerë.

Bryant dhe familjet e tjera, së bashku me kompaninë e helikopterëve dhe siguruesit, paraqitën “njoftimin e përbashkët për zgjidhjen dhe kërkesën e përbashkët për të liruar afatet e zbulimit”, u tha në raportin për media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore