Policia britanike ka akuzuar dy vajza për keqbërje kriminale pasi ato derdhën supë mbi Sunflowers të Vincent van Gogh në Galerinë Kombëtare të Londrës.
Lajmi është raportuar nga agjencia Reuters.
Një ditë më parë, aktivistët e grupit mjedisor “Just Stop Oil” derdhën supë domateje mbi një pikturë të ekspozuar në Londër.
Galeria tha se korniza ishte dëmtuar lehtë si pasojë e incidentit, por vetë piktura nuk u dëmtua.
Dy vajza, të moshës 21 dhe 20 vjeç, do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster-it të akuzuara për “dëmtim penal të kornizës së lulediellit të Van Gogh”, tha policia.
Një tjetër aktivist do të dalë gjithashtu në gjyq i akuzuar për dëmtimin e një tabele jashtë selisë së policisë në New Scotland Yard në qendër të Londrës.
Piktura e famshme e artistit holandez nga viti 1888, vlerësohet në 72.5 milionë paund.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com