Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Vilë-Bashtovë, mbyten tre anëtarë të një familjeje


Fundjava për një familje nga Tirana e cila kishte udhëtuar drejt plazhit të Vilë-Bashtovës, është kthyer në tragjedi pasi tre anëtarë të saj janë mbytur ndërsa kishin hyrë në det për të notuar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, bëhet fjalë për një baba 50-vjeçar, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç.

“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç)”, shkruan Policia.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare, sqaruan autoritetet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore