Disa meshkuj duken mirë me kostum. Të tjerë përpiqen. Asnjëherë kjo linjë nuk ishte më e qartë se kur aktori 58-vjeçar Brad Pitt dhe kryeministri 58-vjeçar në largim, Boris Johnson, filluan të veshin kostume linoje të gjera, me efekte drastike të ndryshme.
Ju mund të keni parë kostumin lino ngjyrë krem të Johnson-it, të kombinuar me një këmishë bojëqielli, kur një video e zbuluar e dasmës së tij në fund të korrikut në Cotsëolds u shfaq në internet. Shumë i gjatë në këmbë, dhe me përmasa kaq bujare saqë dukej si një film vizatimor, Johnson-i provoi që një zgjedhje e tillë e qëllimshme nuk ishte thjesht një privilegj, por një domosdoshmëri, madje edhe në ditën tuaj të dasmës.
Në të kundërt, kostumet që Pitt ka veshur gjatë turneut promovues për filmin e tij të ri “Bullet Train” janë bërë viralë në internet. Po ashtu edhe këto të rrudhosura dhe me përmasa bujare, me nuanca të zbehta si jeshile, pjepër granit dhe ekspres i djegur, u dizajnuan nga stilisti holandez i modës Haans Nicholas Mott.
Një herë erdhi edhe i veshur me një fund. I pyetur nga revista “Variety” pse ishte veshur ashtu, dhe jo siç e kërkon tradita e tapetit të kuq, Pitt u përgjigj “Nuk e di! Ne të gjithë do të vdesim, kështu që le ta prishim një herë atë”.
E gjithë kjo ngre pyetjen, është Johnson papritur i modës, apo Pitt papritmas nuk është më?
Fajësoni motin, por kostumi i gjerë prej linoje është bërë një çështje standarde për burrat që hyjnë në një fazë të re të jetës dhe, kur është i qepur mirë, mund të jetë “një evolucion emocionues”, thotë shkrimtari, redaktori dhe akademiku i modës Dal Chodha.
“Veshja me rroba prej linoje, moda e lirshme, gjërat që janë diçka në mes të fundeve dhe pantallonave, veshjet e meshkujve dhe femrave, janë të përshtatshme për kohën”, thotë ai, duke krahasuar momentet e Pitt-it në tapetin e kuq me Harry Styles kur u shfaq me një fustan në kopertinën e revistës “Vogue” në 2019, ose, në 1998, David Beckham i veshur me një sarong mbi pantallona, sipas traditës së tyre kulturore.
Psikologia e modës, Carolyn Mair, thotë për të përditëshmen britnaike “The Guardian”se “Unë dyshoj që arsyet e Johnson-it për të zgjedhur veshjen e gjerë në vend të klasikes kishin të bënin me modën. Përkundrazi, mendoj është thjesht brandy i tij”.
Siluetat kanë prirje të zgjerohen gjatë periudhave të boom-it, shihni rrobaqepësinë e Dior-it të pasluftës (të quajtur Neë Look) dhe format e ndezura të kostumeve të fundit të viteve ’90 të Armani-t. E njëjta gjë mund të thuhet për ndryshimet, të tilla si në fund të karrierës, dhe kjo lloj pamjeje argëtuese mund të konsiderohet si një ‘kostum pensioni’. Johnson, siç e dimë, tashmë ka një këmbë jashtë derës. Dhe siç po ashtu tha Pitt për karrierën e tij “Unë e konsideroj veten në fazën time të fundit … në këtë semestër ose tremujor të fundit”.
Gjatë kësaj periudhe të ndikuar nga mbylljet për shkak të COVID-it dhe valët e të nxehtit, veshjet e relaksuara të kostumeve, pamja prej linoje ka të ngjarë të zgjasë.
Rrobaqepësi Oliver Spencer e quan atë “kostumin e së ardhmes” ose për njerëzit që zakonisht nuk veshin kostume klasike. “Ato janë shumë të lehta për tu veshur dhe kush i mban nuk ndjehet i ‘mbyllur’.” Kostumet e gjera prej linoje janë bërë bukë dhe gjalpë për rrobaqepësit britanikë, dhe së bashku me veshjet e shikuesve, vazhdojnë të shiten më shumë se çdo gjë tjetër gjatë verës”.
Chodha megjithatë mendon se burrat duhet t’i qasen kësaj pamjeje me kujdes. “Gjëja më e keqe që mund të ndodhë tani është nëse burrat e moshës së mesme në Mbretërinë e Bashkuar, të frymëzuar nga Brad, ekzagjerojnë më këtë lloj forme lirie”, thotë ai për “The Guardian”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com