Përballje

Nets e Clippers shkatërrojnë kundërshtarët e tyre


Dy ndeshjet e fundit të së dielës në NBA ishin interesante dhe të dominuara nga Los Angeles Clippers dhe Brooklyn Nets.

Dueli mes Boston Celtics dhe Brooklyn Nets ishte fantastik dhe u fitua nga këta të fundit me rezultat të thellë 141:126.

Ndeshja filloi e baraspeshuar, por, diferenca ndodhi në çerekun e dytë ku Nets dominuan duke fituar periodën me rezultat 40:26.

Jayson Tatum u tregua fantastik përsëri duke shënuar 40 pikë, por kjo nuk i mjaftoi Celtics për të fituar ndeshjen.

Treshja e Brooklyn Nets kishin performanca brilante, ku Kyrie Irving shënoi 39 pikë, Kevin Durant me 42 dhe James Harden me 23 pikë e 18 asistime.

Nets po kalojnë një sezonë mjaft të mirë, megjithatë, ata duket se nuk e kanë shpalosur ende të gjithë forcën e ekipit.

Brooklyn Nets i duhet vetëm edhe një fitore për të kaluar në rundin e dytë, pasi ata kanë një epërsi prej 3-1 në përballje me Boston Celtics.

Los Angeles Clippers tani më kanë barazuar serinë e ndeshjeve në 2-2, pas një loje fantastike në anën defensive dhe ofensive përballë Dallas Mavericks.

Clippers fituan ndeshjen me rezultat të thellë prej 106:81.

Skuadra nga Los Angelosi kishin probleme në dy ndeshjet e para, por, me sa duket ata kanë gjetur formën e tyre, duke fituar dy ndeshjet bindshëm për të barazuar rezultatin e serisë.

Clippers e izoluan yllin e Dallas Mavericks, Luka Doncic, pasi i gjithë ekipi i Clippers ishin të koncentruar në yllin slloven.

Kawhi Leonard ishte i mahnitshëm, i cili shënoi 29 pikë me 10 kërcime, por për të fituar ndeshjen kontribuoi edhe Paul George me 20 pikë e 9 kërcime.

Në anët e Dallas Mavericks më i miri ishte Luka Doncic me vetëm 19 pikë, dhe pas tij ishte 25-vjeçari, Kristaps Porzingis me 18 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore