Kosova dhe Italia kanë nënshkruar të mërkurën marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të patente shoferëve të dy shteteve respektive.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi se marrëveshja është nënshkruar mes tij dhe zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe të Mobilitetit të Qëndrueshëm të Italisë, Edoardo Rixi.
Këtë marrëveshje, Sveçla e ka konsideruar si “moment i shënuar për mërgatën tonë në Itali”.
“Njohja e patën shoferëve do të lehtësojë jetën dhe do të jetë një lirim edhe nga barra ekonomike e këtij procesi që e ka rënduar mërgatën deri më tash. Finalizimi i këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë riafirmon raportet e shkëlqyeshme që gëzojmë si Republikë e Kosovës me Republikën e Italisë”, shkroi Sveçla në Facebook.
Ky, shtoi kreu i MPB-së, “është një hap i rëndësishëm për mërgatën tonë të cilët asnjëherë nuk u ndalën së mbështeturi ekonomitë familjare e buxhetin e Republikës sonë”.
“Sakrifica dhe angazhimi tyre është pjesë e pandashme e çlirimit, krijimit dhe zhvillimit të shtetit tonë”, shtoi.
Ai uroi të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali.
Tutje, Sveçla potencoi se ambasada dhe konsullata e Kosovës në Itali ashtu si edhe zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë në dispozicion për realizimin efikas të kësaj marrëveshje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë