Jetesë & Stil

Nëna e Michael Jackson ka shpenzuar mbi 55 milionë dollarë që nga vdekja e tij mes luftës ligjore për fondet e pasurive


Nëna e muzikantit të ndjerë Michael Jackson, Katherine Jackson, ka marrë mbi 55 milionë dollarë nga pasuria e ikonës së muzikës që nga vdekja e tij.

Ekipi menaxhues i Jackson, ka paraqitur dokumente ligjore në mosmarrëveshjen e tyre me Katherine, 93 vjeçe, mbi koston e tarifave të avokatit të saj, të cilat ajo dëshiron që të mbulohen nga ky ekip.

Agjentët e pasurisë së Michael pretendojnë se Katherine ka marrë një sasi të madhe parash dhe përfitimesh të tjera që nga vdekja e Michael në vitin 2009, duke pretenduar se ajo arrin mbi 55 milionë dollarë në gati 15 vjet.

Një pjesë e konsiderueshme e parave vjen nga një kompensim mujor që është mbi 160 mijë dollarë dhe arrin në 33 milion dollarë nga 55 milion dollarë.

Kkjo vjen pasi djali i Michael, Blanket ‘Bigi’ Jackson, 22 vjeç, paraqiti dokumente ligjore duke kërkuar të bllokonte gjyshen e tij nga përdorimi i fondeve të pasurive në mes të një beteje të zgjatur ligjore me ekzekutuesit e pasurive.

Dokumenti i fundit pretendon se Katherine përfiton bollshëm dhe se ata kanë shpenzuar më shumë se 15 milionë dollarë për të blerë dhe përmirësuar shtëpinë e saj luksoze dhe kanë paguar për transportin e saj, një kopshtar privat, kuzhinier dhe ekip sigurie.

Ekzekutuesit e pasurive besojnë se Katherine mund të përballojë të mbulojë tarifat e avokatit të saj në mosmarrëveshjen e tyre ligjore.

Lufta e saj me pasurinë e Michael përqendrohet me sa duket në një mosmarrëveshje mbi një marrëveshje shumë milionëshe të arritur nga pasuria për shitjen e një pjese të të drejtave muzikore të Michael.

Katherine thuhet se kundërshtoi marrëveshjen në fjalëm shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Të mërkurën e 20 marsit u raportua se djali i Michaels, Bigi, i njohur më parë si Blanket, paraqiti dokumentet në gjykatë në fillim të kësaj jave.

Është kapitulli i fundit në një betejë ligjore mbi pasurinë e këngëtarit të “Beat It” gati 15 vjet pas vdekjes së 25 qershorit 2009.

Veprimi i fundit gjyqësor vjen në kontrast me përpjekjet e fundit në frontet ligjore, pasi Blanket dhe Katherine kishin qenë në sinkron mes përpjekjeve të vazhdueshme familjare të fokusuara drejt çështjeve që qarkullonin nëpër sistemin gjyqësor.

Ndërsa dokumentet ligjore nuk e identifikonin çështjen specifike, titujt e fundit kanë treguar se familjarët e këngëtarit të hitit “Man in the Mirror” kundërshtojnë përpjekjet e bëra nga ekzekutuesit e pasurive të tij për të shitur një pjesë të madhe të katalogut të artistit të ndjerë.

Blanket dhe gjyshja e tij ishin në të njëjtën faqe në deklarimin e rezistencës së tyre ndaj një shitjeje të mundshme,  por Blanket nuk ishte i përfshirë në apelimin e mëvonshëm të Katherine për vendimin përfundimtar të gjykatës për t’i lënë ekzekutuesit të vazhdonin në eksplorimin e opsioneve të mëtejshme për një shitje.

Avokatët e Blanket i thanë gjykatës se ai mendon se apelimi nuk do të jetë i suksesshëm dhe nuk dëshiron të zhvlerësojë vlerën e pasurisë me fatura të shtrenjta ligjore.

Ekipi ligjor i Blanket kërkoi nga gjykata “të përdorë gjykimin e saj më të mirë” në vendimin që Katherine të rimbursohej për “tarifat e arsyeshme të avokatit” që ajo grumbulloi përpara se të apelonte vendimin e gjykatës.

Djali i Michael Jackson, Blanket e dërgon gjyshen Katherine në gjyq për fondet e pronave të legjendës së muzikës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore