Sport

Nelson Hysa shpallet kampion evrope në WBO për peshat e rënda


Nelson Hysa

Boksieri shqiptar, Nelson Hysa është shpallur kampion evrope WBO për peshat e rënda.

Hysa u përballë me rivalin e tij gjerman, Thorsten Fuchs, në një duel me 12 raunde, por shqiptari arriti të triumfonte që në raundin e parë.

Goditjet e shkodranit me sa duket ishin tepër të rënda dhe të papërballueshme për Fuchs i cili ra në gjunjë dy herë brenda raundit të parë.

Aq mjaftoi për gjyqtarin për të mbyllur përballjen, duke parë edhe mos mundësinë e gjermanit për të vijuar më tejë duelin.

Tani, Hysa, kampioni më i ri i WBO-së, shijon fitoren e 18 në karrierë, 16 prej të cilave kanë ardhur me “KO”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore