Informacioni personal i 237 mijë punonjësve aktualë dhe ish-punonjësve të qeverisë federale u ekspozua në një shkelje të të dhënave në Departamentin e Transportit të SHBA-ve (USDOT).
Lajmi u bë i ditur nga agjencia britanike “Reuters”.
Shkelja e të dhënave ndodhi në sistemin e përpunimit të përfitimeve të tranzitit të TRANServe, i cili rimburson punonjësit e qeverisë për disa nga kostot e udhëtimit në punë.
Aktualisht nuk dihet nëse ndonjë informacion personal i zyrtarëve të qeverisë është përdorur për qëllime kriminale.
“Departamenti i Transportit dhe Komunikacionit i SHBA-ve tha se rrjedhja nuk ka prekur asnjë sistem sigurie transporti. Deklarata nuk thotë se kush mund të jetë përgjegjës për shkeljen”, thuhet në raport.
Ministria gjithashtu ngriu aksesin në sistemin e përfitimeve të tranzitit derisa të sigurohet dhe restaurohet.
Shkelja preku 114 mijë punonjës aktualë dhe 123 mijë ish-punonjës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com