Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Shqipëria u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj, të cilët kanë vizituar plazhet e bukura dhe parqet kombëtare.
Ka qenë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila ka ndarë në mediat sociale shifrat e vizitorëve të huaj në vendin tonë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2024.
“4.5 milionë vizitorë në 6 muajt e parë të vitit i pritëm në bregdet, në parqet kombëtare e natyrore, monumentet e kulturës dhe ato arkeologjike, muze e agroturizme, nga një hartë e larmishme e shpërndarjes dhe me tregues interesantë si në forcimin e tregjeve të konsoliduara, ashtu edhe në tendencat e reja të prurjeve turistike”, ka bërë me dije Kumbaro.
Rritje të madhe kanë francezët me 93% më shumë se një vit më parë, për një total prej 74 mijë vizitorë.
Po ashtu edhe holandezët, rumunët, turqit apo kinezët, me 131% më shumë se një vit më parë, duke mbajtur dhe vendin e parë.
Numrin më të lartë të vizitorëve sakaq, e zënë kosovarët, me 1.7 milionë vizitorë, të ndjekur nga italianët me 486 mijë të tillë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një Shtet Sovran Bektashi: Revolucion Fetar në Shqipëri, apo eksperiment Politik?
-
Hoxha pranon se është i pakënaqur me rezultatet e Policisë
-
Pakti i emigrantëve të Italisë me Shqipërinë nuk ka kuptim – Pra, cila është arsyeja e vërtetë që Starmer po tregon interes?
-
Mbyllet hetimi për dosjen “Partizani”, Berisha sërish në SPAK