Shqipëria

Në 3 muajt e parë të vitit, prodhimi i energjisë u rrit me 38.3%


Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e parë të vitit u rrit me 38.3 %.

Me këtë shifër, arriti vlerën 2.787 GWh nga 2.016 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2022.

Sipas raportit “Bilanci i energjisë elektrike” të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57.9 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 41.5 %.

Ndërsa prodhuesit fotovoltaikë kanë ndikuar në masën 0.6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Referuar raportit, importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e parë të vitit 2023, arriti vlerën 246 GWh nga 715 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një ulje me 2.9 herë.

Ndërsa, eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 904 GWh nga 373 GWh, duke shënuar një rritje me 2.4 herë.

Humbjet në rrjet arritën vlerën 583 GWh nga 617 GWh duke shënuar kështu një rënie me 5,5%.

Humbjet në transmetim kanë rënë me 35,6% ndërsa humbjet në shpërndarje kanë rënë me 1,4%.

Albania’s power output rises 38% in Q1

Po ashtu, humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 0,3%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 3,5%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.

Bilanci tregon për një rritje të përdorimit të energjisë nga familjarët në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërkohë që e njëjta tendencë edhe pse më e lehtë vihet re tek konsumatorët biznes.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2022, u rrit me 5,7% duke arritur vlerën 1.775 GWh nga 1.680 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2021.

Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 8,1%, përkundrejt rritjes me 2,9% të energjisë së konsumuar nga konsumatorët jo familjarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore