Shqipëria

Ndodh në Tiranë – E reja lind në tualetin e Urgjencës, nuk e dinte se ishte shtatzënë


Shoqata e Infermierëve në Shqipëri ka bërë me dije se, në orët e para të mëngjesit të së hënës, një 20-vjeçare është shfaqur në Urgjencën e QSUT-së për dhimbje barku dhe, më pas, ka lindur në tualet.

Sipas burimeve për Shoqatën e Infermierëve, ajo ka deklaruar se nuk kishte dijeni se ishte shtatzënë.

E reja është paraqitur në Urgjencën e sëmundjeve të brendshme dhe “pas triazhit çdo pacient dërgohet në specialitetin që ka nevojë për shërbim”, shkruan Shoqata, përcjell Albanian Post.

Mësohet se e reja është paraqitur ne Urgjencë duke treguar se kishte dhimbje të forta barku dhe, pasi është pritur nga stafi i urgjencës, nga ana e vajzës është kërkuar të shkojë në tualet.

Më pas, bën me dije Shoqata, sapo ajo ka shkuar në tualet dhe për shkak të krizave që kishte, ka rezultuar shtatzënë.

Kwshtu ka lindur pikërisht në tualetin e Urgjencës së QSUT-së.

Atje, më pas, mori ndihmën e nevojshme, u shoqërua në maternitet, ku dhe mori ndihmën dhe shërbimin e nevojshëm.

Por, habia më e madhe për stafin erdhi pasi nëna e re ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se ishte shtatzënë, duke sjellë një reagim të madh edhe nga familjarët e vajzës.

“Gjithsesi i urojmë shëndet të mirë nënës dhe fëmijës dhe pse një ngjarje e tillë është një kambanë alarmi për rininë shqiptare”, mbyllet njoftimi i Shoqatës së Infermierëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore