Sport

Ndahet nga jeta trajneri i basketbollit, Illmen Bajra


Trajneri i basketbollit, Illmen Bajra ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në moshën 33-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e trajnerit e ka njoftuar fillimisht klubi i Proton Cable Prizreni në mediat sociale.

“Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona”, ka shkruar Prizreni.

Mbi ndarjen nga jeta të Bajrës ka reaguar edhe Arben Fetahu, kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), i cili shprehet se “Me zemër të thyer e pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të komunitetit tonë, Illmenit”.

“Illmenin do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të afërt e të dashur, si një punëtor të madh dhe një person të apasionuar pas sportit të zemrës sonë, të cilit ia ka kushtuar tërë karrierën e tij profesionale”, vijon ai, ndër të tjera.

Bajra ka qenë pjesë e disa ekipeve të basketbollit në Kosovë si Prishtina, Prizreni, Rahoveci dhe Bashkimi, me këta të fundit ka arritur dhe suksesin më të madh duke u shpallur kampion në vitin 2018.

Aktualisht ai ishte pjesë e klubit gjerman të Bad Homburg Falcons.

Gjithashtu, Illmeni ka punuar edhe në Kombëtaren e Kosovës, si trajneri i ekipit U-18 për femra dhe ndihmëstrajner i ekipit A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore