Sport

NBA/ Wizards, Mavericks, Suns dhe Bulls fitojnë, Lakers ndalen


11 ndeshje u zhvilluan gjatë mbrëmjes së të martës në NBA, si gjithmonë, spektakli ishte i garantuar dhe nuk munguan surprizat.

Chicago Bulls konfirmuan formën me fitoren ndaj Lakers, kurse Mavericks, Wizards dhe Suns vazhduan me fitore.

Chicago Bulls:

Bulls zhvilluan një ndeshje tejet dominuese përballë Lakers.

Skuadra nga Chicago e dominoi çdo periudhë, përveç asaj të fundit ku fitoren e kishte të siguruar.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 103-121.

Pikëshënuesi më i mirë i takimit ishte Demar DeRozan, i cili shënoi plot 38. Këtyre, ai u shtoi edhe tre kërcime e gjashtë asistime.

Bulls ngjiten në vendin e dytë në lindje, me dhjetë fitore pas 14 takimesh.

Lakers mbesin të shtatët në perëndim me tetë fitore e shtatë humbje.

Dallas Mavericks:

Një ndeshje shumë interesante u zhvilluan mes Dallas Mavericks dhe Denver Nuggets.

Në fund, triumfuese doli skuadra vendase.

Mavericks u dominuan në pjesën e parë, por performanca në dy periudhat e pjesës së dytë, ktheu gjithçka në favorin e tyre.

Ndeshja u mbyll me rezultat 111-101 në favor të Mavericks.

Porzingis ishte basketbollisti më i dalluar te vendasit, me 29 pikë, 11 kërcime dhe tre asistime.

Double-double arriti edhe Luka Doncic, me 23 pikë dhe 11 asistime.

Dallas ndodhet e treta në perëndim me nëntë fitore e katër humbje, kurse Nuggets janë vendin e katërt me po aq fitore dhe një humbje më shumë.

Washington Wizards:

Wizards vazhdon të jetë në vendin e parë në lindje.

Të martën, ata arritën një fitore jo shumë të lehtë përballë New Orleans Pelicans.

Gjithçka u zgjedh në çerekun e fundit, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 105-100 në favor të vendasve.

Spencer Dinwiddie ishte përsëri futbollisti më i spikatur te vendasit, me 27 pikë, nëntë asistime dhe pesë kërcime.

Pas 13 ndeshjesh Wizards kanë dhjetë fitore dhe udhëheqin në lindje. Kurse, Pelicans mbesin në vendin e parafundit në perëndim me 13 humbje pas 15 ndeshjesh.

Phoenix Suns:

Suns nuk e kishte fare të lehtë përballë Minnesota Timberwolves.

Ndeshja u mbyll me rezultat 96-99 në favor të mysafirëve.

Edhe pse Karl Anthony Towns shënoi më shumë se 1/3-ën e pikëve të skuadrës, kjo nuk e dërgoi skuadrën deri te fitorja.

Towns arriti double-double, duke shënuar 35 pikë dhe duke shtuar 13 asistime.

Me këtë fitore, Suns ngjitet e dyta në perëndim me dhjetë fitore pas 13 takimesh.

Timberwolves mbesin të 13-tit në po këtë konferencë, me katër fitore në 13 ndeshje.

Ndeshjet tjera përfunduan:

Cleveland Cavaliers 92-98 Boston Celtics

Detroit Pistons 107-129 Sacramento Kings

Atlanta Hawks 129-111 Orlando Magic

New York Knicks 92-84 Indiana Pacers

Memphis Grizzlies 136-102 Houston Rockets

Oklahoma City Thunder 90-103 Miami Heat

Portland Trail Blazers 118-113  Toronto Raports

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore