Pajisje

NASA: Plani i SpaceX-it për 30 mijë satelitë mund të pengojë misionet hapësinore


Agjencia hapësinore NASA ka ngritur shqetësime në lidhje me planin e SpaceX-it për të vendosur afro 30 mijë satelitë për Starlink-un e vet.

Më parë, SpaceX-i i Elon Musk-ut ka siguruar autorizim për rreth 12 mijë satelitë për të ofruar internet me brez të gjerë.

Por kompania ka kërkuar miratimin për një plejadë të gjeneratës së dytë prej 30 mijë satelitësh, tregon agjencia e lajmeve “The Guardian”.

“NASA ka shqetësime me potencialin për një rritje të konsiderueshme në frekuencën e ngjarjeve të ndërlidhjes dhe ndikimet e mundshme në shkencën e NASA-s dhe misionet e fluturimeve hapësinore njerëzore”, ka pohuar agjencia.

Gjithashtu ka vënë në dukje se janë aktualisht 25 mijë objekte në total që po gjurmoheshin në orbitë dhe rreth 6 mijë e 100 nën 600 kilometra.

Sakaq, zgjerimi i SpaceX-it “do të dyfishonte numrin e objekteve të gjurmuara në orbitë dhe do të rriste numrin e objekteve nën 600 kilometra mbi pesëfish”.

Edhe për astrofizikanin Jonathan McDowell, pjesë e panelit të Shoqërisë Astronomike Amerikane që shqyrton ndikimet e satelitëve në astronomi, ky është një shqetësim i madh.

“Kemi qenë të shqetësuar me këtë numër të madh satelitësh që ndërhyjnë në vëzhgimet astronomike… na duhet pak më shumë përvojë me disa mijëra satelitë që funksionojnë përpara se të mund të rritemi në dhjetëra mijëra”, ka dalluar ai.

Më datë 15 janar, Musk ka postuar në platformën Twitter se SpaceX-i numëronte 1 mijë e 469 satelitë Starlink aktivë dhe se 272 do të lëviznin në orbitat operacionale së shpejti.

Ndonëse vendosja është jashtëzakonisht e kushtueshme, teknologjia satelitore mund të sigurojë internet me shpejtësi të lartë për njerëzit që jetojnë në vende rurale ose të vështira për t’u aksesuar, ku kabllot me fibra optike dhe shtyllat celulare nuk arrijnë.

Teknologjia mund të jetë gjithashtu një ndalesë kritike kur uraganet ose fatkeqësitë e tjera natyrore ndërpresin komunikimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore