Është caktuar finalja e turneut ATP 500 në Meksikë.
Gjatë mëngjesit të së shtunës, u zhvilluan dy ndeshjet gjysmëfinale që përcaktuan finalen e turneut mjaft të rëndësishëm dhe të luftuar që u zhvillua në Acapulco të Meksikës.
Ndeshja e parë ishte ajo mes Stefanos Tsitsipas dhe Cameron Norrie.
Sikur shpesh herë gjatë këtij turneu, edhe sot Norrie zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe arriti që shumë shpejtë ta mbyllë ndeshjen.
Pas vetëm 1 orë e 19 minuta, ndeshja ishte e mbyllur, me Norrie që ishte finalisti i parë i ATP Dubai.
Ai arriti që të fitojë 0-2 (4-6, 4-6) me sete.
Më vonë, u zhvillua ripërsëritja e finales së Australian Open, mes Daniil Medvedev dhe Rafael Nadal.
Se po kalon formë të jashtëzakonshme, Rafa e vërtetoi edhe sot me një ndeshje në kufijtë e perfeksionit përballë rusit Medvedev.
Një minut pasi u mbyllën dy orë, u mbyll edhe ndeshja me fitoren 0-2 (3-6, 3-6) me sete të Nadal.
Pas titullit të Australian Open, Nadal dëshiron triumfin edhe në Meksikë.
Të dielën me fillim në orën 04:00, luhet finalja e madhe mes Nadal dhe Norrie.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael