Pas 30 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar, Enver Petrovci dëshiron ta thotë lamtumirën e tij me një personazh që e ka krijuar vetë.
Pjesëmarrja në një dasmë dhe habia me të, ishin inspirimi i Petrovcit për ta shkruar dramën.
Megjithatë, sipas tij problemi kryesor i shfaqjes ishte gjetja e protagonistes grua në rolin kryesor, derisa vendosi për aktoren Vlora Nikçi.
Vetë Nikçi e ka përshkruar si ndjenjë të veçantë bashkëpunimin me profesorin e saj të dikurshëm.
Prishtina nuk është vendi i vetëm ku do të shfaqet kjo dramë.
Rrugëtimi i “Muslimanit” do të vazhdojë në Tiranë, Sarajevë e më pas edhe në Zajecar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com