Ndryshe nga krerët e shtetit, ministri i Financave, Hekuran Murati, konsideron se situata në Kosovë është e qetë dhe nuk ka rrezik për luftë.
I pyetur nëse deklarimet e krerëve të shtetit për luftë ndikojnë në largimin e investitorëve, Murati, potencoi se ndonëse rreziku për trazira nga faktorët e jashtëm është permanent, ai brenda territorit nuk ekziston.
“Tash me rend dhe ligj nuk ka rrezik”, deklaroi ai gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Në pyetje se a janë këto deklarata të tij në shpërputhje me deklaratat e krerëve të shtetit, Murati ka vlerësuar se “situata kurrë më qetë nuk ka qenë në Veri”.
“Deklarata ime është tërësisht në përputhje me deklaratat e kryeministrit e kryetarit të Kuvendit. Rreziku mund të vije vetëm nga jashtë”, ka theksuar ai.
Krerët e shtetit, kohët e fundit, gati në çdo paraqitje publike, kanë përmendur rrezikun e një sulmi të mundshëm nga ana e Serbisë dhe mundësinë e përsëritjes së një skenari të ngjashëm si ai më 24 shtator në Banjë të Zveçanit.
Së fundi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për prestigjiozen amerikane, CNN, ka potencuar se “Serbia është shumë agresivë ndaj Kosovës”.
“Fillimisht duke mos e njohur si shtet të pavarur, krahas kësaj është e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi”, i tha ai gazetares britaniko-iraniane, Christiane Amanpour.
Duke nënvizuar faktin se Serbia ka 48 baza operative përgjatë kufirit me Kosovën, Kurti potencoi se Beogradi është “në pritje të një dritareje të re të mundësive”.
“Ajo çfarë kërkojmë nga partnerët perëndimorë është që t’i bëjnë presion Beogradit që t’i tërheqin këto baza, që secila që ka 50-150 ushtarë, oficerë me pajisje, municion dhe armatim ushtarak ruse, por edhe atë kinez”, ka shtuar ai.
Nga aspekti politik, sipas Kurtit, Serbia është e ngjashme Rusinë.
“Ata nuk njohin de facto dhe de juro fqinjët e tyre, i shkaktojnë problmeve fqinjëve, sepse duan të zgjerohen”, potencoi ai.
Kurti ndër të tjera gjatë intervistës tha se Rusia dhe Serbia, historikisht, e kanë imituar njëra-tjetrën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë