Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbuloi se kostoja e depistimit për kancerin e qafës së mitrës është rritur me 261 herë nga periudha 2020 -2021, në një kohë që numri i grave në 2021 ka qenë më i ulët se në 2020.
Në vitin 2020 kostoja mesatare e zbulimit për kancerin e qafës së mitrës ka kushtuar 6 lekë për një grua në një kohë kur janë depistuar 10 mijë e 218 gra.
Një vit më pas, procedura ka kushtuar 2 mijë e 10 lekë, gjithsej, ku janë depistuar 8 mijë e 208 gra, vëren KLSH-ja.
Institucioni kushtetues thekson se shifra e kostove për këtë vit, janë të paargumentuara dhe të pajustifikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Tjetër pikë problematike në raportin e KLSH-së është edhe mungesa e pajisjes së Brakiterapisë, e cila ka lënë pa trajtim me radioterapi 600 gra të prekura nga kanceri gjinekologjik, gjatë periudhës 2020-2022.
Ndërsa për mos-vendosjen në punë të aparatit të Ortovoltazhit, i cili trajton kancerin e lëkurës, u lanë pa shërbim 200 pacientë të tjerë të prekur nga melanoma.
QSUT-ja, sipas KLSH-së, nuk duhej kishte të humbur kohë, për sigurimin e një ambienti tjetër të ri për vendosjen e aparatit të Ortovoltazhit ose të rehabilitimit të ambienteve ekzistuese dhe përshtatshmërinë sipas standardeve të radioterapisë.
Në raport, është reflektuar edhe mungesa e shtretërve spitalorë për realizimin e seancave të kimioterapisë dhe radioterapisë.
Krahas pjesës financiare konkludohet se Spitali Onkologjik në QSUT nuk ka në përbërje të saj organikën e duhur mjekësore.
Pra ka mungesë stafi, infermierë, teknikë mjekësorë kurse mjekët onkologë kanë shumë ngarkesë.
Pavioni i Kirurgjisë Onkologjike realizon 36 vizita konsulta ditore, duke mos përfshirë ndërhyrjet dhe stafi është i përbërë nga gjashtë mjekë onkologë.
Pavioni i Kimioterapisë realizon 75-80 pacientë trajtim me kimioterapi në ditë si dhe 48 vizitat ambulatore për dhënien e skemës së trajtimit me kimioterapi të pacientëve pranë Spitaleve Rajonale, ku stafi është i përbërë nga nëntë mjekë onkologë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore