Referuar vlerësimeve të institutit amerikan ISW (Instituti për Studimin e Luftës), forcat ruse kanë pushtuar 505 kilometra katrorë të territorit ukrainas që kur nisën operacionet sulmuese në tetor 2023.
Po ashtu rezulton se kanë fituar thuajse 100 kilometra katrorë më shumë mes janarit 1 dhe 28 mars 2024 krahasuar me tre muajt e fundit të vitit 2023.
“Mundësitë për të shfrytëzuar dobësitë e Ukrainës do të zgjerohen ndërsa mungesa e armëve vazhdon”, ka bërë me dije ISW në faqen e vet të internetit.
Sipas institutit, ardhja e ndihmës perëndimore e mjaftueshme dhe e rregullt “do t’i reduktonte këto mundësi për forcat ruse”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com