Lajme

Moska: Instruktorët ushtarakë perëndimorë nuk do të kenë imunitet


Instruktorët ushtarakë perëndimorë që disa vende, si Franca, mund të dëshirojnë t’i dërgojnë në Ukrainë “nuk do të mbrohen nga imuniteti”.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Nuk ka rëndësi nëse janë francezë”, ka shtuar Peskov.

Reagimi vjen pasi Komandanti i forcave ukrainase, Oleksander Sirski, spekuloi javën e kaluar se Franca së shpejti do të dërgonte instruktorë dhe u kërkoi partnerëve të tjerë perëndimorë t’i bashkoheshin “projektit ambicioz” të Parisit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk e kishte përjashtuar dërgimin e ushtarëve francezë në Ukrainë, duke ravijëzuar se asnjë vijë e kuqe nuk mund të ngrihet në konfliktin e vazhdueshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore