Sport

Monte Carlo Masters: Evans mposht Djokovic


Daniel Evans ka prodhuar fitoren më të suksesshme midis një sërë rrethanash aspak në favorin për të.

Bëhet fjalë për numrin një të botës sipas renditjes së ATP-së (Shoqëria e Tenistëve Profesionist), Novak Djokovic.

Evans fitoi me rezultatin 6 – 4; 7 – 5 dhe avancon në çerekfinalet e Monte Carlos Master.

Britaniku mbërriti në fushat e Monaco-s si një ndër top 100 tenistët më të dobët mbi fushat me dhe me një rekord 0 – 7 kundër top pesë tesnistët më të mirë në botë.

Që nga 2017-a e deri më tani, Evans ka humbur 10 ndeshje kryesore në çdo kompeticion madhor tenisi. Mbi të gjitha, Evans ka qenë kaq eksplicit në mospëlqimin e tij ndaj fushave me dhe, saqë kur e pyëti trajneri Tim Henman nëse fusah me dhe ishte pika e tij e fortë, Evans iu përgjigj me kripw dhe sarkazwm: “A është golfi sporti yt?”

“Plani ishte të arrija ta tërhiqja sa më afër rrjetës dhe ta bëja të godiste topin ndërkohë që ishte fare pranë fushës dhe më pas, t’i kundërpërgjigjesha me një raketim nga brenda”, shpjegoi Evans pas ndeshjes për The Guardian.

“Mirëpo, plani për ta sjellë pranë rrjetës rezultoi më i vështirë nga ç’parashikova. Ndeshja u bë më fizike dhe ndërkohë që vrapoja, m’u duk sikur po vrapoja më shumë se ç’duhej. S’kam ç’them, në fund të fundit ky është një çmim fare i lirë që duhet të paguaj në ndeshje me kaq peshë kundër lojtarëve të mëdhenj”, përfundoi Evans.

Dan Evans renditet në vendin e 33-të të klasifikim të ATP-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore