Zlatan Ibrahimovic u rikthye në fushë të dielën me ekipin e tij Milan-in. 41-vjeçari mungonte që nga muaji qershor, pasi nuk mund të luante për shkak të një operacioni të rëndë që e pati në këmbë.
Sulmuesi suedez publikoi një video në profilin e tij në rrjetet sociale – prej momentit të operacionit, deri te përgatitja fizike dhe nisja e stërvitjeve në fushë.
View this post on Instagram
Ibra vazhdon të jetë në kontratë me kuqezinjtë deri në verën e ardhshme. Pavarësisht se është 41-vjeçar, në deklaratën e fundit ai ka thënë se ka ende shumë për të dhënë për kuqezinjtë.
Kujtojmë që sulmuesi shtatlartë ishte ndër protagonistët që Milan-i u shpall kampion i Italisë në sezonin e kaluar pas 11 vjetësh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com