Pranvera dhe vera sjellin modele të mrekullueshme këpucësh, sandalesh dhe pantoflash të reja që të lënë pa frymë në shikim të parë.
Aksesorët e modës të këtij viti vijnë në shërbim të optimistëve dhe detajeve që do të përmirësojnë humorin – në radhë të parë modelet e këpucëve me ngjyra të ndezura dhe pastel.
Nuancat rozë, e gjelbër, portokalli dhe e kaltër ofrojnë opsione të reja për kombinime.
Përveç modeleve me ngjyra, ka edhe modele interesante sandalesh me lidhëse apo rripa që mbështjellin këmbën në mënyra të ndryshme, qofshin të sheshta apo me taka.
Tashmë kemi shkruar për trendin e platformës – muajt e fundit, këpucët që sfidojnë lartësitë janë imponuar si modelet kryesore të sezonit, ndërsa këpucët ‘Mary Jane’, të cilat u kthyen në skenën e modës vitin e kaluar, do të jenë fantastike për kombinime më elegante.
Versace
Platformë
Mary Jane
Dior
Rripat
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com