Ekziston një numër i konsiderueshëm i analistëve, gazetarëve, profesorëve dhe politikanëve serb që në detaje e shpjegojnë që Albin Kurti është aset serb.
Poshtu ka raporte të policisë së Kosovës që dëshmojnë se Albin Kurti kishte pasë takime me asete të BIA-s serbe. Dhe sot, duke marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet Kosova, pozitën e saj në rrafshin ndërkombëtar, prishjen e marrëdhënjëve dhe raporteve me aleatët kryesor që e ndihmuan ekzistencën e Kosovës si shtet e në veçanti SHBA-të, avancimin e pozitës së Serbisë ndërkombëtarisht, përberjën e parlamentit kosovar duke e fuqizuar pozitën e instrumenteve ekstreme fetare islamike që bie ndesh me vlerat tradicionale shqiptare, ndikimin që në qeveri e ushtron një aset tjetër greko-serb nga Shqipëria, e shumë të tjera, fusha e dyshimeve është shumë e madhe dhe sipas meritave shumë kredibile. Sulmi i kësaj qeverie ndaj mediave prandaj nuk është i rastësishëm.
Nuk është spin për t’i mbuluar skandalet e ditëve të fundit sepse nuk e çajnë kokën për to, por është i qëllimshëm për të goditur çkado që rrezikon projektin e tyre. Dhe mos harroni, që ky projekt është i sponzorizuar nga Serbia, përmes shantazheve kompremetuese (edhe këto të publikuara nga disa burime), transaksioneve monetare që i dimë si ato përmes Martin Berishajt, dhe ato që si dimë publikisht, pastaj përmes marrëveshjeve të Vetëvendosjes me kriminelin Radojčić kundër vlerave të çmueshme të UÇK-së, tutje përmes propagandës agjituese për shpërlarjen e trurit dhe memorjës së analfabetëve duke i reduktuar dhe instrumentalizuar në qenje që kanë vetëm një funksion, atë të votës. Jo rastësisht i tërë kabineti i Albin Kurtit është i mbushur me djem, vajza, nipa e mbesa shqiptarësh pro jugosllav.
Albin Kurti sëbashku me rrethin e tij i kanë normalizuar rrenat dhe mashtrimet si hap të parë, mbajnë pushtetin dhe projektin e tyre gjallë përmes tyre, tash shkojnë në fazen përfundimtare të shkatërrimit të secilës vlerë shqiptare.
Dhe po, Dejona Mihajlli e ka mirë për hetimet që duhet kryer, por ato duhet bërë Albin Kurtit.
Të hetohet nëse ka të vërteta mbi lidhjen e tij me Lidija Sokolovićin – vajzen e Zoran Sokolovićit ish ministër i punëve të brendshme të Serbisë sepse është interes shoqëror të dihet e vërteta;
Të hetohet arsyeja se pse vetëm Albin Kurti ishte falur nga mbajtja e burgut në Serbi;
Të hetohet se pse Albin Kurti së bashku me Dardan Velijajn, Vlora Bajqinovcin dhe Jelena Bjelicen kishin patur takim me vëllëzërit Dončić – pjesëtarë të strukturave serbe;
Të hetohet arsyeja e lidhjes së afërt të Albin Kurtit me turkun Osman Atalay (në listën e zezë të SHBA-ve) i cili ka qenë i lidhur me Al Qaiden dhe i raportuar për shitje amësh në Siri si dhe organizim të dërgimit të shqiptarëve në Siri për të luftuar në anën e ISIS-it;
Të hetohet arsyeja se pse Albin Kurti kishte tentuar ta defilojë trupin e pajetë të Astrit Deharit nëpër qendrat e Kosovës për të nxitur irritimin dhe kryengritjen e qytetarëve ndaj qeverisë;
Të hetohet se pse transaksionet financiare të Martin Berishajt kanë burimin në Serbi;
Të hetohet lidhja e Albin Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij me kriminelin Radojčić (poashtu në listë të zezë të Serbisë);
Të hetohen vizitat e numërta të Albin Kurtit në Greqi.
Të gjitha këto dhe shumë të tjera meritojnë përgjigje, sepse pa përgjigje të sakta, populli i Kosovës do të vazhdoj të jetojë në mjegull, pa prosperitet, të nëpërkëmbur ekonomikisht e politikisht, dhe i shtyer të bredhë rrugëve të përëndimit për të siguruar kafshatën e gojës.
Tek pas kësaj, mund të sulmoni mediat që po ua shpërfaqin futyrën e vërtetë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë