Ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.
Luhramann, fillimisht do të takohet me Osmanin, ka njoftuar Zyra e Presidencës.
Më 5 shtator, në Kosovë ka qëndruar i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili ka insistuar që Kosova të pezullojë vendimin për ndalimin e futjes së mallrave serbe në Kosovë.
Pas takimit, me kryeministrit Albin Kurti, ai kishte konfirmuar se në të dyja vizitat që ka zhvilluar në Kosovë ka marrë përgjigje negative nga Kurti në kërkesën për një kompromis në kuadër të CEFTA-së – Marrëveshja për Tregti të Lirë.
“Tash ne kemi parimin kryesor në Bashkimin Evropian dhe tash veç mund ta bllokosh veten dhe më duhet t’ia shpjegoj këtu Qeverisë së Kosovës se do të vazhdojmë me marrëveshje për këto çështje, lidhur me tregun e lirë të përbashkët, edhe pa Kosovën nëse është e domosdoshme. Ky është mesazhi im i sotëm”, kishte thënë ai.
Në qershor të 2023-së, Luhrman kishte kërkuar nga Kosovë dhe Serbia që të de-përshkallëzojnë tensionin.
Kërkesën e kishte bërë ajo duke thënë se palët po rrezikojnë të ardhmën e tyre në Bashkimin Evropian.
Një vizitë të ngjashme ajo e kishte pasur edhe në vitin 2022.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë