Ministria e Mbrojtjes sqaron lajmin e përfshirjes së një anije nga flakët – Ishte stërvitje
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka sqaruar opinionin publik mbi disa video që kanë qarkulluar në media që shfaqnin një anije të përfshirë nga flakët.
Sipas Ministrisë, bëhet fjalë për një stërvitje rutinë të anijeve të klasit “Iliria” të Forcës Detare shqiptare në Gjirin e Vlorës.
“Episodi i shfaqur në video është pjesë e skenarit në rastet kur bie zjarr në bordin e një mjeti lundrues dhe anijet e Forcës sonë Detare angazhohen për të shuar flakët”, sqaron Ministria e Mbrojtjes.
Rasti i fundit i angazhimit të anijeve të Forcës sonë Detare në një operacion për shuarjen e flakëve në një mjet lundrues në det të hapur ka ndodhur vetëm në muajin shkurt të këtij viti në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore