Kosova

Ministri Franz Fayot nga Luksemburgu, viziton Kosovën


Franz Fayot, Ministri i Luksemburgut për Bashkëpunim dhe Veprim Humanitar

Franz Fayot, Ministër për Bahskëpunim dhe Veprim Humanitar në Luksemburg do të qëndroj për një vizitë punë një ditore në Kosovë, këtë të hënë.

Gjatë vizitës, ministri Fayot së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, do të bashkë kryesojnë Komisionin e Miks Luksemburg-Kosovë. Kjo do të bëjë të mundur vlerësimin e gjendjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit për zhvillim mes dy vendeve, si dhe shkëmbimin e parë për të ardhmen e marrëdhënieve në fushën e bashkëpunimit zhvillimor.

Fayot do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmanin, me kryeministrin Albin Kurtin, dhe ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Pos këtyre takimeve, Fayot do të takohet edhe me zyrtarë nga organizata të ndryshme multilaterale si dhe me përfaqësues të vendeve që mbështesin Kosovën në aspektin e bashkëpunimit bilateral.

Programi do të plotësohet me vizita në projektet e mbështetura nga Luksemburgu, duke përfshirë në veçanti vendin e qendrës së aftësive të ardhshme në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK) në Prishtinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore