Kur bëhet fjalë për mënyrat sesi të ngrohësh atmosferën në një pasarelë të modës, një mbrëmje të ftohti në New York, këngëtari Miguel duke performuar kopertinat e Prince është një opsion që ia vlen.
Kjo është pikërisht shfaqja që u servir në shfaqjen për sezonin “Vjeshtë/Dimër 2022” të Michael Kors në javën e modës në New York të martën e 15 shkurtit.
Pjesë e pasarelës ishin modelet më me emër në botë, duke përfshirë Bella dhe Gigi Hadid, Paloma Elsesser dhe Natasha Poly.
Mes të tjerash, për të gjithë ata që nuk ishin pjesë për t’i parë modelet dhe veshjet nga afër, llogaria zyrtare e Michael Kors në Instagram, ka transmetuar të gjithë shfaqjen drejtpërdrejt.
Koleksioni i dizenjatorit amerikan përfshinte veshje të përshtatshme për jetën jashtë shtëpisë, ku u prezantuan një sërë palltosh me prerje të përsosur, të veshura me trikotazh dhe çizme të larta në të njëjtën nuancë.
Kjo u pasua nga fustanet e shkurtër të zinj, thurjet gri prej betoni dhe palltot me material krokodili artificial apo me nuanca të zymta portokalli.
Modelet e veshjeve ishin të përshtatshme për ambiente pune, udhëtime dhe daljet natën.
Ndërsa, artisti amerikan, Miguel, po performonte hitet si “Raspberry Beret” dhe “I would die for you”, ai u pa nga një publik prej 100 personash, teksa kishte zgjedhur të vishej i tëri në të zeza, me pantallona dhe pallo lëkure.
Publiku shijuan shfaqjen e një minifustani me temina të verdhë, një fustan argjendi asimetrik, pallto të shumta me lesh artificial, si dhe veshje të tjera unike.
Në një video-telefonatë, një ditë para shfaqjes së tij, Kors shpjegoi konceptin e koleksionit që do ta prezantonte.
“Ka të bëjë me elasticitetin, besimin, forcën dhe me të vërtetë largimin – të dalësh jashtë shtëpisë”, tha ai.
Dalja nga pandemia e bëri stilistin të mendojë për momente të tjera në historinë e tij.
“Mendova që në fillim të viteve ’90, ne ishim në kulmin e pandemisë së Sidës. Ne ndiejmë se bota po mbaronte, por megjithatë ne ende dëshironim të dilnim”, tha Kors.
“Por, kur ndodhi 11 shtatori, të gjithë thanë se askush nuk do të jetonte më në qendër të qytetit në New York – dhe në fakt, ne pamë këtë shpërthim të jashtëzakonshëm energjie dhe magjepsjeje”, shtoi ai.
Kors shpreson se ky optimizëm në veshjet dhe stilet e jetesës do të rritet gjithashtu.
“Ne të gjithë kemi qenë në këtë slitë të çmendur, në çdo qytet të botës. Por, njerëzit duan vetëm të kthehen, të mblidhen. Ka radhë në bar në Carlyle, këtu në New York”, tha ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com