Metoda e fshehtë për të zbuluar nëse dikush ka hyrë fshehurazi në llogarinë tuaj në Facebook
Privatësia dhe siguria në internet po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, dhe pavarësisht paralajmërimeve të shumta për rrezikun, shumë përdorues ende ndihen të pasigurt.
Fjalëkalimet e lehta mund të shkaktojnë rreziqe për llogaritë tona.
Kompanitë si Meta po bëjnë përpjekje për të ofruar siguri, duke ofruar veçori të ndryshme në platformat e tyre si Instagram dhe Facebook.
Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre masave është mirë që të tregohemi vigjilentë.
Një mënyrë për të bërë këtë është të kontrollojmë aktivitetin në llogarinë tonë në Facebook dhe të sigurohemi se nuk ka qasje të paautorizuar.
Klikoni në “Settings”, pastaj shkoni te “Privacy and Security” dhe përfundimisht klikoni në “Where you’re logged in”.
Në këtë dritare, do të shihni një listë me informacion rreth pajisjeve dhe vendit duke përfshirë datën dhe orën.
Nëse vëreni qasje të dyshimtë nga një pajisje që nuk e njihni, menjëherë ndryshoni fjalëkalimin dhe njoftoni Facebook-un për këtë shkelje të privatësisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com