Në shtatorin e këtij viti është planifikuar të mbahet ngjarja më e madhe botërore, “Met Gala”, e cila mbledh yjet më të mëdha në planet për të parakaluar në tepihun e kuq si dhe për të marrë pjesë në evenimentin e përsosur.
Por, “Met Gala” e këtij viti do të jetë më ndryshe!
Të gjithë të ftuarit do të duhet t’i përmbahen rregullave të caktuara nga organizatorët e evenimentit në mbrojtje nga COVID-19.
Fillimisht, secili i ftuar do të duhet të ketë të përfunduar vaksinimin e plotë, dhe gjithashtu të mbajnë maska në ambientet e mbyllura.
“Aktualisht, të gjithë pjesëmarrësit në Met Gala më 13 shtator duhet të sigurojnë dëshmi të vaksinimit të plotë dhe gjithashtu do të pritet të mbajnë maska në ambiente të mbyllura, përveç kur hani ose pini. Ne do t’i përditësojmë këto udhëzime sipas nevojës, “tha një zëdhënës i eventit për “The Daily Beast”.
Met Gala e vitit të kaluar u anulua për shkak të kufizimeve të COVID-19, ndërsa për dallim nga vitet e tjera kur ky eveniment realizohej në maj, këtë vit është shtyrë për muajin shtator
Të ftuarit e kësaj shfaqjeje mode për çdo vit kanë një kod të caktuar të veshjes me një tematikë të veçantë, ndërsa për këtë edicion tema është – “Në Amerikë: Një leksik i modës”.
Yjet pjesëmarrëse japin më të mirën e tyre duke u paraqitur me veshje të kuruara deri në detaje dhe shumica prej tyre, me një ekstravagancë të plotë.
“Met Gala 2021” do të drejtohet nga Billie Eilish, Naomi Osaka, Amanda Gorman dhe Timothée Chalamet, ndërsa në karrige të nderit do të ulen, Tom Ford dhe Anna Wintour.
Eilish është po ashtu prezantuesja më e re që është shfaqur ndonjëherë në skenën e kësaj ngjarjeje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com