Përballje

Mësohet kombëtarja e 31-të që do të marrë pjesë në Kupën e Botës


U përcaktua edhe kombëtarja e 31-të që do të marrë pjesë në Kupën e Botës, “Katar 2022”.

Është Australia që mposhti Perunë në play-off pas goditjeve të penalltive me rezultat 5:4.

120 minutat e kësaj ndeshje nuk dhuruan asnjë gol dhe për t’u përcaktuar kombëtarja e radhës që do të marrë pjesë në Kupën e Botës, u nevojit ekzekutimi i 11-metërshave.

Peruanët gabuan në serinë e tretë dhe të gjashtë të penalltive, ndërsa australianët dështuan vetëm në gjuajtjen e parë.

Skuadra e fundit që do të fitojë të drejtën të luajë në eventin më të madh të futbollit këtë vit, do të përcaktohet këtë të martë në sfidën e fundit play-off mes Kosta Rikës dhe Zelandës së re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore