Më në fund vijnë lajme të mira për kampionët në fuqi të Italisë, Milan-in.
Bëhet fjalë për rikthimin e sulmuesit të tyre, Zlatan Ibrahimovic. Mediat italiane raportojnë që 41-vjeçari së shpejti do të jetë nën urdhrat e trajnerit, Stefano Pioli.
Megjithatë, Ibra nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme të kuqezinjve që do të përballen në derbin e qytetit ndaj Inter-it.
Por, pas derbit sulmuesi suedez do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë kuqezinjtë në këtë periudhë të vështirë që po e kalojnë.
Ibra nuk e luajti asnjë ndeshje në këtë sezon, derisa paraqitja e tij e fundit me fanellën kuqezi ishte ndeshja e fundit e sezonit të kaluar ndaj Sassuolo-s, kur Milan-i u shpall kampion i Italisë.
Sa i përket Milan-it, ata po kalojnë në një periudhë tejet të vështirë në vitin 2023.
Pasi e fituan ndeshjen e parë ndaj Salernitana-s, Milan-i barazoi me Romën në Serie A (deri në minutën e 87-të ishin duke fituar me rezultat 2:0).
Pastaj erdhi eliminimi në Kupën e Italisë nga Torino (Torino luajti me një lojtar më pak në fushë për gati 50 minuta).
U deklasuan nga Inter-i në Superkupën e Italisë. Dhe së fundmi erdhën dy humbjet e thella në Serie A: Nga Lazio me rezultat 4:0 dhe nga Sassuolo me shifrat 2:5.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael