Media e afërt me pushtetin serb: Vuçiç po e konsideron opsionin për ta shpallur Kosovën “territor të okupuar”
Të enjten disa media të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke u thirrur në burime jozyrtare kanë pretenduar se ky i fundit po e konsideron si opsion për ta shpallur Kosovën si “territor të okupuar”.
Ditë më parë, Vuçiç paralajmëroi se do t’i prezantojë disa “masa serioze” për “zgjidhjen e krizës” në pjesën Veriore të Kosovës të banuar kryesisht me shumicë serbe.
Sipas mediave të afërta me presidentin, njëra ndër “masat serioze” të Vuçiç-it mund të jetë edhe ky “opsion”.
Shpallja e Kosovës si e pushtuar, sipas këtyre pretendimeve të mediave serbe, “përfshin një sërë hapash të tjerë që përfshijnë përgatitjen për kthimin e kësaj pjese të territorit”.
Ndryshe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç, një serb etnik me lidhje të ngushta me Rusinë, pas takimit me ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiç, ka njoftuar se ky i fundit e ka informuar me qëndrimin zyrtar të Serbisë në raport me situatën në Kosovë.
Gjatë takimit, siç është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të Kuvendit të Malit të Zi, janë prezantuar edhe disa prej kërkesave, të cilat pritet të prezantohet të premten nga Vuçiç.
“Të organizohen sa më shpejt zgjedhjet e lira në komunat në Veri të Kosovës, ku pushtetin tash e ushtrojnë individë që nuk kanë bazë në vullnetin e qytetarëve të atyre komunave; të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe; të lirohen të gjithë personat e burgosur për arsye politike; të largohet bllokada për importin e produkteve nga Serbisë në Kosovë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë