Lajme

Më shumë se gjysma e liqeneve të botës janë tkurrur në 30 vitet e fundit


Më shumë se gjysma e liqeneve dhe rezervuarëve të mëdhenj në botë janë tkurrur që nga fillimi i viteve 1990, kryesisht për shkak të krizës klimatike dhe konsumit njerëzor.

Çka ka intensifikuar shqetësimet për furnizimin me ujë për bujqësinë, hidrocentralet dhe konsumin njerëzor.

Të paktën kështu rezulton nga një studim i fundit.

Një ekip studiuesish ndërkombëtarë raportoi se disa nga burimet më të rëndësishme të ujërave të ëmbla në botë humbën ujë me një shpejtësi kumulative prej rreth 22 gigaton në vit për gati tre dekada, ekuivalente me totalin e përdorimit të ujit në SHBA për të gjithë vitin 2015.

Fangfang Yao, hidrolog, i cili udhëhoqi studimin e botuar në revistën Science, ka treguar se 56 për qind e rënies së liqeneve natyrore ishte shkaktuar nga ngrohja globale dhe konsumi njerëzor, me ngrohjen pjesën më të madhe të kësaj.

Shkencëtarët e klimës në përgjithësi mendojnë se zonat e thata të botës do të bëhen më të thata nën ndryshimin e klimës dhe zonat e lagështa do të lagështohen, por studimi zbuloi humbje të konsiderueshme të ujit edhe në rajonet me lagështi.

Dhe kjo nuk duhet të neglizhohet.

Shkencëtarët vlerësuan pothuajse dy mijë liqene të mëdhenj duke përdorur matje satelitore të kombinuara me modelet klimatike dhe hidrologjike.

Ata zbuluan se përdorimi i paqëndrueshëm i njeriut, ndryshimet në reshjet dhe rrjedhjet, sedimentimi dhe rritja e temperaturave kishin ulur nivelet e liqeneve në nivel global, me 53 për qind të liqeneve që kishin një rënie nga viti 1992 në 2020.

Gati dy miliardë njerëz në mbarë botën janë prekur drejtpërdrejt dhe shumë rajone janë përballur me mungesë uji vitet e fundit.

Shkencëtarët dhe aktivistët kanë thënë prej kohësh se ngrohja globale nuk mund të kalojë 1.5 gradë Celsius nëse duam të shmangim pasojat më katastrofike të ndryshimeve klimatike.

Bota aktualisht po ngrohet me një normë prej rreth 1.1 gradë.

Studimi zbuloi se përdorimi i paqëndrueshëm i njeriut thau liqenet, si Deti Aral në Azinë Qendrore dhe Deti i Vdekur në Lindjen e Mesme, ndërsa liqenet në Afganistan, Egjipt dhe Mongoli u goditën nga rritja e temperaturave, të cilat mund të rrisin humbjen e ujit në atmosferë.

Nivelet e ujit u rritën në një të katërtën e liqeneve, shpesh si rezultat i ndërtimit të digave në zona të largëta si Rrafshnalta e Brendshme Tibetiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore