Stephen Curry ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë finaleve të NBA kundër Boston Celtics, ku gjendja e tij fizike dhe ndikimi në lojën e Golden State Warriors po dëshmojnë se ai është në formë të jashtëzakonshme.
34-vjeçari, Curry po merr pjesë në serinë e tij të gjashtë të finaleve të NBA, pasi ka fituar tre herë titullin me Warriors.
Në këtë seri kundër Bostonit, ai po shënon mesatarisht 34.3 pikë për ndeshje me 66.4% efikasitet gjuajtjesh.
Duke qenë se shkalla më e mirë e shënimit që ai kishte regjistruar në të kaluarën ishte 61.9 për qind në 2017, është e qartë se ai po rezulton vendimtar për Golden State në këto finale.
“Ai është i fortë dhe, kur them i fortë, dua të them i FORTË”, tha shoku i tij i skuadrës Draymond Green për ESPN.
Në lojën e katërt të serisë së finales, Andrew Wiggins ishte lojtari që u dallua nga grupi mbështetës, me Klay Thompson që kontribuoi në mbrojtje, në çerekun e katërt, duke mos e lejuar Jaylen Brown-in të shënonte.
Në ora 03:00 pas mesnate, Warriors kthehen në shtëpi për t’u përballur në një lojë vendimtare kundër Bostonit me Curry që shkëlqen më shumë se kurrë.
Deri më tani në finale, ylli i Boston Celtics nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, i cili po radhitet i treti në ranklistën për MVP-në e finales.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com