Gjykata Speciale

Me 14 dhjetor Apeli në Speciale vendos për Salih Mustafën


Salih Mustafa

Paneli i Gjykatës së Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të enjten me 14 dhjetor do të shqiptojë aktgjykimin në rastin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, i cili u vitin e kaluar u dënua me 26 vjet heqje lirie.

Mbrojtja e Mustafës, kishte apeluar dënimin më 2 shkurt të këtij viti, ndërsa vendimi i apelit për këtë çështje do të merret më 2 shkurt.

Mustafa, u shpallë fjator në disa pika – “torturë si krime lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje e paligjshme si krim lufte”.

Ai u cilësua i pafajshëm vetëm për pikën e aktakuzës “trajtim mizor”.

Duke qenë se Mustafa u shpallë fajtor për më shumë se një vepër penale, trupi gjykues kishte përcaktuar fillimisht nga një dënim për vete për secilën vepër penale për të cilën ishte dhënë vendim fajësie.

E më pas Kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia, kishte shqiptuar dënimin në tërësi me 26 vjet heqje lirie.

“Trupi gjykues ka përcaktuar dënim me 10 vjet burgim për krimin e luftës ndalim arbitrarë, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme”.

Dënimi ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale ishte i pari lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Gjykatësja, Mappie Veldt-Foglia, kishte thënë para shpalljes së vendimit se ka mendime të gabuara se akuzat janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës.

“Në asnjë moment nuk është gjykuar UÇK-ja”, tha ajo.

Në përmbledhje të aktgjykimit, Veldt-Foglia kishte potencuar se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

“Dëshmitë e kanë konfirmuar njëra-tjetrën”, pohonte ajo.

Për çka akuzohej Salih Mustafa?

Sali Mustafa, i njohur me nofkën “komandat Cali”, akuzohej për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme të shqiptarëve.

Këto krime dyshohet se ishin kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishtë konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhej se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

Ndërkaq, Mustafa, i pyetur se si deklarohet për akuzat, kishte thënën “i pafajshëm në të gjitha pikat që mi ngarkon kjo Zyre e Gestapos”, duke bërë referencë për shërbimin sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore