Sezoni i Formula 1 po afrohet çdo ditë e më shumë.
Kanë mbetur vetëm pak më shumë se një muaj deri në fillimin e kampionatit të ri më 20 mars, në Bahrain.
Tani, para fillimit të testimeve para sezonale, është koha që të mësojmë dukjen e makinave për sezonin e ri.
Deri tani, RedBull, Haas dhe Aston Martin kanë shfaqur dizajnin e ri të makinës për sezonin e ndryshimeve të mëdha.
Dhe tani, këtë e ka bërë edhe skuadra britanike McLaren.
Në një sezon ku McLaren tenton të kthehet në luftën për titull, makina e tyre do të emërohet MCL36.
Skuadra e cila do të ketë në makinat e tyre dy pilotë shumë të talentuar si Daniel Ricciardo dhe Lando Norris, për sezonin e ardhshëm do të duket kështu:
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com